Ndërlidhjet

Kërkohet marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufijve


Bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit kanë vazhduar sot në Bruksel. Në mesin e çështjeve për diskutim, një rëndësi e veçantë po i kushtohet menaxhimit të integruar të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Para nisjes së bisedimeve, shefi i ekipit të Serbisë në këtë dialog, Borko Stefanoviq, ka thënë se “ka hapësirë për marrëveshje rreth rregullimit të qarkullimit në vendndalimet administrative, por kjo më së shumti varet nga gatishmëria e palës tjetër për të hequr dorë nga “kërkesat maksimaliste”.

Për Beogradin, Stefanoviq ka thënë se “vendkalimet midis dy vendeve janë dhe do të mbeten pika administrative, pavarësisht imponimeve të palës tjetër”.

Shefja e ekipit të Kosovës në këto bisedime, Edita Tahiri, ka thënë se zgjidhja për vendkalimet kufitare duhet të gjendet "në kuadër të modelit evropian për menaxhim të integruar, në pajtueshmëri me standardet evropiane dhe ligjet e Kushtetutën e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG