Ndërlidhjet

Daçiq: Për situatën në veri, fajtor është Thaçi


Ministri i punëve të brendshme në Serbi, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se “për veriun e Kosovës zgjidhja më e mirë do të ishte një marrëveshje me KFOR-in, me të cilën do të shmangej nevoja e ekzistimit të barrikadave”.

Ai ka shtuar megjithatë se është e mundur që Beogradi të mos jetë në gjendje të bindë përfaqësuesit e serbëve në veri të Kosovës që të heqin barrikadat dhe kjo, sipas tij, "nuk do të ishte gjë e mirë, marrë parasyshë ngjarjet e ngjashme që kanë ndodhur në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë".

Daçiq sërish ka shprehur bindjen e tij se “problemet në veri të Kosovës i ka shkaktuar kryeministri Hashim Thaçi, kurse KFOR-i dhe Eulex-i kanë lejuar të shndërrohen në dorë të zgjatur të Thaçit”.
XS
SM
MD
LG