Ndërlidhjet

Prishtinë: Institucionet dënojnë dëmtimin e varrezave hebraike


Presidentja Atifete Jahjaga dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli e kanë dënuar ashpër dëmtimin e varrezave të hebrenjve në Prishtinë.

“Dëmtimi i varrezave paraqet një akt në kundërshtim të plotë me traditat e vlerat e popullit të Kosovës, të mbështetura në tolerancë dhe respekt të plotë për të gjithë të vdekurit dhe të gjitha monumentet”, ka thënë Jahjaga, duke shtuar se një akt i tillë është në kundërshtim me qëndrimin e popullit shqiptar, i cili, edhe në periudhat më të rënda, i ka dalë në mbrojtje hebrenjve.

Edhe zëvendëskryeministri Pacolli ka dënuar këtë sulm, duke thënë se akte të tilla të shëmtuara nuk i përkasin shoqërisë kosovare dhe në asnjë mënyrë nuk përfaqësojnë atë.

Si presidentja, ashtu edhe zëvendëskryeministri u kanë bërë thirrje mekanizmave të sigurisë që të kapin autorët e këtij akti të shëmtuar dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.
XS
SM
MD
LG