Ndërlidhjet

Situata në Osetinë e Jugut vazhdon të jetë e tensionuar


Përkrahësit e kandidates së diskualifikuar për presidente, Alla Xhiojeva janë duke u mbledhur para bazës ku mbaheshin fushatat e saj parazgjedhore, me planin për të marshuar te ndërtesa qeveritare.

Raportohet se dhjetëra njerëz, kryesisht burra, janë mbledhur dhe po planifikojnë marshin para qeverisë.

Xhiojeva dukej se po fitonte gjatë balotazhit të 27 nëntorit për president në Osetinë e Jugut. Rezultatet Preliminare, të lajmëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, e treguan atë shumë përpara kundërshtarit të saj, Anatoly Bibilovit, i cili mbështetet nga Moska.
XS
SM
MD
LG