Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Përdhosja e varrezave, akt i ulët e qyqar


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar përdhosjen e varrezave hebraike në Prishtinë.

“Ky sulm qyqar është një sulm kundër shtetit të Kosovës, dhe mbi të gjitha është një sulm kundër vlerave të traditës së qytetarëve të Kosovës për tolerancë, bashkëjetesë dhe respekt, që e kemi kultivuar gjatë gjithë historisë sonë”, thuhet në deklaratën e kryeminsitrit, të lëshuar në emër të Qeverisë së Kosovës.

“Këto akte të ulëta janë të papranueshme për Qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë. Ju bëj thirrje organeve kompetente që të ndërmarrin të gjitha masat që kryesit e këtij akti të nxirren para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në deklaratë.

Varrezat hebraike në lagjen Velania në Prishtinë janë përdhosur një ditë më parë nga perosna të panjohur, të cilët mbi varre kanë shënuar simbole naziste.
XS
SM
MD
LG