Ndërlidhjet

Obama admiron Aung San Su Ki


Presidenti amerikan, Barak Obama i ka thënë udhëheqëses pro demokrate në Birmani, nobelistes Aung San Su Ki, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i japin asaj përkrahje të pafundme, në përpjekjet për t’u angazhuar me udhëheqësit e vendit të saj.

“Ne qëndrojmë pranë teje tani dhe përgjithmonë”, ka shkuara Obama në një letër dërguar San Su Ki-së, nëpërmjet sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton.

Në letër, ndër të tjera, thuhet se ai e ka admiruar për një kohë të gjatë luftën dhe trimërinë e fortë të nobelistes.
XS
SM
MD
LG