Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Arrestohen 86 falsifikues të llogarive fiskale


Policia e Maqedonisë ka arrestuar 86 punonjës të ndërmarrjes, “Makedonija Pat”, për shkak të keqpërdorimeve financiare në pikat e pagesave në magjistralen, Kumanovë-Gjevgjeli, që lidh Maqedoninë me Serbinë dhe Greqinë.

Për të njëjtën vepër, policia është në kërkim edhe të 8 personave të tjerë që ndodhen në arrati.

Punonjësit e kësaj ndërmarrje janë arrestuar pas një hetimi të gjatë nga ana e policisë, e cila, ka zbuluar skemën e falsifikimit të llogarive të arkave fiskale. Forcat speciale në aksionin e koduar "Syri i gjarprit" kanë arrestuar edhe dy drejtues të lartë të kësaj ndërmarrje, që besohet të kenë organizuar falsifikimin kompjuterik të llogarive fiskale.

Vozitësit që kanë kaluar nëpër këto pika janë pajisur me llogari të falsifikuara që nga viti 2010, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 2 milion eurosh.

Të arrestuarit janë dërguar në gjykatën e Shkupit e cila tashmë ka ngritur akuzën e “keqpërdorimit të detyrës zyrtare, falsifikim dhe bashkim për veprimtari kriminale”.
XS
SM
MD
LG