Ndërlidhjet

Irani ndalon mediat e huaja të mbulojnë tubimet pro-qeveritare


Irani thuhet se ka ndaluar mediat e huaja që të mbulojnë të gjitha tubimet përpara misionit diplomatik britanik në Teheran.

Agjencia e lajmeve, Associated Press, raporton se zyra e jashtme e Iranit ka njoftuar sot për këtë ndalim, dy ditë pasi protestuesit iranianë pro-qeveritarë sulmuan kompleksin e ambasadës britanike në kryeqytet.

Autoritetet iraniane kanë ndaluar më parë mediat e huaja të mbulojnë protestat e opozitës, por kjo thuhet të jetë hera e parë që Teherani ka ndaluar mediat e huaja të mbulojnë mitingjet pro-qeveritare.
XS
SM
MD
LG