Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi kërkon rishqyrtim të Traktatit Evropian


Presidenti francez Nikolas Sarkozi sot tha se Franca dhe Gjermania do të shtyjnë ndryshime të Traktatit Evropian në mbrojtje të monedhës së përbashkët, euros.

Sarkozy, në një fjalim në qytetin francez Toulon, tha se ai dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojnë bisedime në Paris të hënën, në atë që ai e quajti propozim i përbashkët me qëllim të frenimin të krizës së borxhit të eurozonës.

Sarkozi tha se Franca dhe Gjermania duan një të traktat të ri të BE-së për të "rregulluar dhe rimenduar organizimin e Evropës". Por ai ka dhënë pak detaje për ndryshimet e mundshme.

Sarkozi tha se paniku i një thellimi të krizëz financiare përbën rrezik të madh për evropianët:

"Frika është kthyer. Kjo frikë që shkatërron besimin, kjo frikë që paralizon konsumatorin, që pengon investitorët nga investimet, sipërmarrës nga të qenit sipërmarrës, shefat nga punësimi, bankat nga kreditimi. Kjo frikë e ka një emër: është frika se Franca nuk e zotëron më fatin e vet".

Presidenti francez bëri thirrje gjithashtu për të rimenduar marrëveshjen Shengen që lejon lëvizjen e lirë të njerëzve brenda vendeve të caktuara evropiane.

Ai tha se një zonë evropiane që lejon lëvizjen e lirë të brendshme, por nuk arrin të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm "nuk mund të zgjasë".

Merkel pritet të paraqesë vizionin e saj të ndryshimeve në një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit gjerman të premten.
XS
SM
MD
LG