Ndërlidhjet

Seancë emergjente për Sirinë


Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara gjatë ditës parasheh mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Sirinë.

Seanca, e cila mbahet në Gjenevë të Zvicrës, vjen pas lëshimit të një raporti nga një komision i pavarur i Kombeve të Bashkuara, i cili tregon se forcat siriane kanë kryer krime kundër njerëzimit, përfshirë ekzekutime, tortura e dhunime, që na marsi, kur filluan protestat kundër presidentit Bashar al-Asad.

Para takimit, komisionerja e lartë për të drejta të njeriut, Navi Pillaj ka thënë se Kombet e Bashkuara besojnë se shifra e personave të vdekur që nga fillimi i konfliktit në Siri arrin në 4000.
XS
SM
MD
LG