Ndërlidhjet

Merkel do të flasë për krizën evropiane


Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot pritet të adresojë para Parlamentit gjerman çështjen e krizës së borxheve evropiane dhe të ardhmen e euros.

Fjalimi i saj vjen një ditë pasi presidenti francez, Nikolas Sarkozi tha se Franca dhe Gjermania, fuqitë më të mëdha të BE-së, planifikojnë të insistojnë në një traktat të ri të Bashkimit Evropian, që do të kërkonte imponimin e një disipline buxhetore te 17 vendet e eurozonës.

Sarkozi dhe Merkel parashihet të takohen të hënën, për të punuar në një propozim të përbashkët, të cilin pritet ta prezantojnë në seancën e 9 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG