Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 2 dhjetorin në vite…


Busti i Napoleonit në Paris
Busti i Napoleonit në Paris
1804 – Napoleoni kurorëzohet perandor i Francës në Katedralen “Notre Dame” në Paris.

1971 – Formohen Emiratet e Bashkuara Arabe në përbërje të: Abu Dabit, Ajmanit, Dubait, Fujairahut, Ras al-Khaimahut, Sharjahut dhe Um al-Kuvanit.

1976 – Fidel Kastro bëhet president i Kubës, i cili është edhe shef ekzekutiv i Këshillit të Shtetit të Kubës.

1979 – Një turmë njerëzish djeg ambasadën e SHBA-së në Islamabad, duke vrarë një person.

1982 – Mjekët në Universitetin “Utah Medical Center” të SHBA-së kryejnë transplantimin e parë të zemrës artificiale te pacienti Barnej Klark. Ky i fundit jeton 112 ditë me pajisjen.

1988 – Benazir Buto bën betimin në postin e kryeministres së Pakistanit.

1990 – Koalicioni i kancelarit Helmut Kol fiton zgjedhjet e para të lira në gjithë Gjermaninë, që nga viti 1932.

1995 – Liderët boshnjakë, serbë dhe kroatë pajtohen për Marrëveshjen e Dejtonit – plan për paqe në Bosnjë e Hercegovinë, i ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Bill Klinton.

1998 – Kreu i gjigantit teknologjik “Microsoft”, Bill Gejts, dhuron 100 milionë dollarë për të ndihmuar imunizimin e fëmijëve në vendet në zhvillim.

1999 – Në Irlandën Veriore, kabineti i ndarë i protestantëve dhe katolikëve ulet së bashku për herë të parë. (v.t.)
XS
SM
MD
LG