Ndërlidhjet

Franca do t’i mbrojë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sirisë


Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Klaud Zhant tha se ai ka ndërmarrë masa për të mbrojtur anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sirisë në Francë, pas kërcënimeve të fundit.

“Duke marrë parasysh problemet në Siri, ne kemi një numër të konsiderueshëm të kërcënimeve te kundërshtarët sirianë”, ka deklaruar Zhant, duke shtuar se ka marrë masa për mbrojtjen e tyre.

Ministri tha se atyre që u referohet si kundërshtarë janë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sirisë, që e ka bazën në Paris. Organizata, e formuar në tetor, është grupi opozitar më i fortë sirian.
XS
SM
MD
LG