Ndërlidhjet

Stefanoviq: Nuk ka marrëveshje


Shefi i grupi negociator serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq tha se Kosova dhe Serbia kanë dështuar të arrijnë progres në bisedimet maratonike të zhvilluara në Bruksel, njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, bisedimet kanë për qëllim që të zgjidhin një varg problemesh e mosmarrëveshjesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet e mbajtura gjatë të mërkurës dhe të enjtes u fokusuan në çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve, si dhe në veton e Serbisë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në nismat rajonale.

Stefanoviqi ka treguar se nuk është caktuar ndonjë datë për rrethin e ri të bisedimeve, njofton DPA.
XS
SM
MD
LG