Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Nuk kërkojmë falje për sulmin në Pakistan


Shtëpia e Bardhë ka refuzuar idenë e kërkim faljes për sulmin e NATO-s në Pakistan, si pasojë e të cilit u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni tha se administrata e presidentit Obama ka ofruar ngushëllimet më të sinqerta për humbjen tragjike të jetëve në Pakistan, por do të ishte pamaturi e Shtëpisë së Bardhë nëse do të konsiderohej ideja e kërkim faljes ndaj Pakistanit, përderisa të përfundojë hetimi i forcave ushtarake amerikane atje.

Pakistani dyshon se sulmi ajror i 26 nëntorit në trupat pakistaneze ishte një akt i qëllimshëm i agresionit.
XS
SM
MD
LG