Ndërlidhjet

Merkel mbron Euron


Kancelarja gjermane, Angela Merkel u zotuar ta mbrojë euron, pasi që sipas saj, ajo është më e fortë se ish-valuta e Gjermanisë, marka gjermane, por njëkohësisht përmendi edhe faktin se evropianët kanë kaluar një maratonë të gjatë e të mundimshme për ta rikthyer stabilitetin e humbur.

“Zgjidhja e krizës së borxheve është një proces që mund të marrë vite të tëra”, ka thënë Merkel gjatë fjalimit të saj para parlamentit gjerman.

Ajo ka bërë thirrje për një qasje drejt integrimit fiskal më të qëndrueshëm në eurozonë dhe me një disiplinë më të ashpër buxhetore.

Merkel bëri të ditur se në samitin e javës së ardhshme të BE-së, Franca dhe Gjermania do të propozojnë ndryshime të traktateve të BE-së, në mënyrë që të parandalohet ndarja e eurozonës.
XS
SM
MD
LG