Ndërlidhjet

Xhiojeva nuk dëshiron të takohet me zyrtarët rusë


Kandidatja e diskualifikuar për presidente në Osetinë e Jugut, Alla Xhiojeva ka thënë se nuk sheh se ka ndonjë arsye që të mbajë takime me përfaqësuesin e Kremlinit, Sergei Vinokurov.

Ajo ka akuzuar zyrtarët rusë se i kanë mbajtur anën kundërshtarit të saj politik në këto zgjedhje.

Përkrahësit e Xhiojevës kanë protestuar kundër një vendimi të Gjykatës Supreme për të zhvlerësuar zgjedhjet presidenciale të 27 nëntorit, pasi që rezultatet preliminare tregonin se Xhiojeva ishte duke fituar.
XS
SM
MD
LG