Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetëvrasës në Afganistan, dhjetëra të plagosur


Zyrtarët afganë kanë bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka përplasur makinën e tij me eksplozivë jashtë njërës prej qendrave të NATO-s në Afganistan, duke lënë të vdekur të paktën një person, si dhe dhjetëra të plagosur.

Talebanët morën përsipër sulmin në provincën Longar, duke pohuar se makina ishte e mbushur përplot me eksplozivë.

Një zyrtar i provincës ka thënë se një civil afgan është vrarë dhe të paktën 60 të tjerë janë plagosur nga ky sulm. Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë në Afganistan bëri të ditur se edhe një ushtarë i koalicionit ka pësuar lëndime.
XS
SM
MD
LG