Ndërlidhjet

logo-print

Rasti i Sirisë të dorëzohet në Hagë


Shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka bërë thirrje që situata në Siri të referohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve, lidhur me akuzat se goditjet e regjimit sirian ndaj protestuesve opozitarë, kanë çuar në krime kundër njerëzimit.

Navi Pillaj tregoi se raportet e reja nga Siria ritheksojnë nevojën që Këshilli i Sigurimit të dorëzojë situatën e Sirisë në Gjykatën e Hagës.

Këto deklarata Pillaj i bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për situatën në Siri, ku raportohet se më shumë se 4000 njerëz janë vrarë që nga marsi i këtij viti.
XS
SM
MD
LG