Ndërlidhjet

Gjenerali Briger në krye të EUFOR-it


Gjeneral majori austriak, Robert Briger do ta marrë komandën e forcës ushtarake të Bashkimit Evropian në Bosnjë, ka njoftuar ministria e mbrojtjes.

Briger, 55 vjeçar, është pasardhësi i gjeneral majorit Berhard Beir, i cili ishte në krye të EUFOR-it që nga dhjetori i vitit 2009.

Ndërsa Briger, i cili ishte komandant i kontingjentit austriak në Kosovë në vitet 2001-2002, do të jetë përgjegjës për 1,700 trupa nga 25 vende.

Dorëzimi zyrtar i detyrës do të bëhet me 6 dhjetor në Sarajevë.
XS
SM
MD
LG