Ndërlidhjet

Belgjikë: Protesta kundër masave të rrepta


Mijëra belgë marshuan sot në protesta në qendër të Brukselit, kundër masave të rrepta që qeveria thotë se janë jetike për të mbajtur financat publike të Belgjikës nën kontroll.

Udhëheqësit e unionit që organizuan protestat thanë se më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën sot në mëngjes në kryeqytetin e Belgjikës.

Belgët po përballen me shkurtimet e përfitimeve të të papunëve, në shkurtimet në limitin e pensionimit të hershëm, si dhe në shpenzimet e reduktuara të sektorit publik.

Në mesin e protestuesve kishte përpunues të metaleve, punëtorë të sektorit publik e mësues, punëtorë në prodhimtari e ndërtimtari, shumica e të cilëve ishin veshur me ngjyra të gjelbra, kuqe ose të kaltra, ngjyra këto të tri unioneve më të mëdha në Belgjikë.
XS
SM
MD
LG