Ndërlidhjet

Slloveni: Sondazhet parashohin fitoren e Janshas


Ish-kryeministri slloven, Janez Jansha dhe partia e tij e qendrës së djathtë, SDS, pritet të fitojnë zgjedhjet në këtë fundjavë, tregojnë rezultatet e tri sondazheve të realizuara para zgjedhjeve.

Sipas këtyre rezultateve të këtyre, Jansha mendohet t’i fitojë rreth 30 % të votave, shumë më tepër se kryetari i Lubjanës, Zoran Jonkoviq, i cili kishte grumbulluar rreth 20 % të votave në sondazhin e publikuar në të përditshmen Delo.

Edhe e përditshmja tjetër sllovene, Dnevnik, tregon shifra të ngjashme nga një sondazh tjetër.

Që të dyja sondazhet kanë paraparë që social-demokrati, Borut Pahor të përfundojë i treti, me rreth 12 % mbështetje të elektoratit.

Zgjedhjet e së dielës janë zgjedhjet e para të parakohshme qe kur Sllovenia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Qeveria në largim e Pahorit humbi votëbesimin në muajin shtator, pasi reformat e mëdha për sistemin e pensioneve u hodhën poshtë në një referendum, duke shtyrë presidentin e vendit që të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Rreth 1.7 milionë sllovenë kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e së dielës.
XS
SM
MD
LG