Ndërlidhjet

logo-print

Privatizimi i Distribucionit: Kompani joserioze në garë


"Kosova A"

"Kosova A"

Katër kompanitë e parakualifikuara për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike nuk janë atraktive për shpërndarjen e energjisë, thonë njohës të kësaj fushe dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kompanitë Elsewedy, Limak, Taib Bank dhe Calik janë ofertuesit e parakualifikuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, thotë Leonida Shabani, zëdhënëse në këtë ministri.

Sipas saj, fundi i muajit shkurt të vitit 2012 është afati i fundit që këto kompani t’i dorëzojnë ofertat e tyre.

Komiteti i privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit, në mbledhjen e mbajtur më 30 nëntor, në prani të monitoruesve lokalë dhe atyre ndërkombëtarë, ka aprovuar pakon tenderuese, duke shpallur kërkesën për ofertim për investitorët e parakualifikuar në procesin e privatizimit të Distribucionit dhe Furnizimit të Korporatës Energjetike të Kosovës”, thotë Shabani.
Sikur (kompanitë) të ishin serioze, as që do të konkurronin në një vend ku nuk bëhet inkasimi i rrymës, ku borxhet janë evidente...

Por, ekspertë për çështje energjetike thonë se këto kompani nuk janë serioze. Eksperti Avni Kushumliu thotë se autoritetet kompetente nuk e kanë analizuar mirë situatën, pasi, sipas tij, këto kompani nuk do të kenë mundësi për të zgjidhur problemin e humbjeve teknike dhe inkasimin e ulët të energjisë elektrike.

“Unë i kam vizituar ueb-faqet e tyre dhe i kam analizuar të gjitha. Për mua nuk janë kompani serioze. Sikur të ishin serioze, as që do të konkurronin në një vend ku nuk bëhet inkasimi i rrymës, ku borxhet janë evidente - në vlerë rreth 400 milionë euro”, thotë Kushumliu.

Shqetësime shprehin edhe përfaqësues të shoqërisë civile, sidomos për përvojën e këtyre kompanive në sektorin energjetik.

Krenar Shala, nga Instituti për Studime të Avancuara GAP, thotë se këto kompani nuk janë dëshmuar në menaxhimin e kompanive të distribucionit të energjisë elektrike.

Kjo, sipas tij, ngre shqetësimin se privatizimi i rrjetit të energjisë elektrike po bëhet për mbushje të buxhetit. Ai thotë se nuk ka siguri se këto kompani do të mund ta menaxhojnë projektin në fjalë.

Këto katër kompani, sa kemi informacione, nuk janë kompani që kanë përvojë të këtij lëmi. Nuk janë të angazhuara në asnjë vend të botës sa i përket privatizimit të distribucionit dhe furnizimit të energjisë elektrike”.

“Këto kompani më shumë janë të angazhuara në prodhimin e mjeteve të energjisë elektrike, e jo në privatizimin e tyre”,
thotë Shala.

Sipas përfaqësuesve të organizatave, procesi i privatizimit të rrjetit të energjisë elektrike është karakterizuar me mostransparencë dhe është udhëhequr në mënyrë joprofesionale.

Ata madje thonë se në këtë proces mungojnë shumë detaje për konsumatorët, si: zgjidhja e problemit të borxhit të grumbulluar gjatë dekadës së fundit dhe si do ta ndikojë çmimin e energjisë shitja e distribucionit të energjisë.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG