Ndërlidhjet

Bajden kërkon që Turqia të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit


Presidenti turk Abdullah Gul dhe Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden.
Presidenti turk Abdullah Gul dhe Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden.
Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, gjatë një vizite në Turqi, ka kërkuar nga qeveria e këtij vendi që të imponojë sanksione të reja ndaj Iranit, në mënyrë që të shtohet presioni për të ndaluar aktivitetet nukleare.

Në një intervistë dhënë gazetës turke Hurrijet, Bajden citohet të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin një zgjidhje diplomatike për programin bërthamor të Iranit, por njëkohësisht "inkurajojnë partnerët e saj, duke përfshirë Turqinë, të ndërmarrin hapa për të vendosur sanksione të reja ndaj Iranit" lidhur me programin e tij bërthamor.

Turqia është e detyruar nga sanksionet e OKB-së kundër Iranit, mbi programin bërthamor të Teheranit, për të cilin vendet perëndimore kanë frikë se ka për qëllim prodhimin e armëve, akuzë kjo që mohohet nga Irani.

Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vendosur sanksione shtesë kundër këtij vendi.

Lexoni edhe këtë:
Sanksione të reja për Iranin
XS
SM
MD
LG