Ndërlidhjet

Irak: SHBA-të e dorëzuan një kamp të madh ushtarak


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha sot se e ka dorëzuar Kampin Viktori, një bazë e madhe në periferi të Bagdadit, te qeveria e Irakut.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, Berri Xhonson, tha se marrëveshja formale për dorëzim ishte nënshkruar sot më herët gjatë ditës dhe tash kampi është nën “autoritetin e plotë” të qeverisë së Irakut.

Kampi Viktori ka shërbyer si seli e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, prej vitit 2003, kur nga invadimi amerikan u përmbys Sadam Huseini.
XS
SM
MD
LG