Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Diplomatët iranianë iu larguan nga Britania


Diplomatët iranianë sot janë larguar nga Londra, pasi Britania urdhëroi mbylljen e Ambasadës, për shkak të sulmit nga demonstruesit kundër Ambasadës britanike në Teheran, gjatë kësaj jave.

Diplomatët në Ambasadën iraniane në Londër janë parë duke i ngarkuar gjërat në makina.

Sekretari i jashtëm britanik, Uillijem Hejg, e urdhëroi largimin e diplomatëve iranianë brenda 48 orëve, për shkak të mbylljes së Ambasadës britanike në Teheran, e cila ishte shkatërruar dhe plaçkitur nga protestuesit, ditën e martë.
XS
SM
MD
LG