Ndërlidhjet

Kiev: U caktuan grupet e Kampionatit Evropian në Futboll


Sot në Kiev të Ukrainës është hedhur shorti për përbërjen e grupeve të Kampionatit Evropian të Futbollit, që mbahet vitin e ardhshëm në Ukrainë dhe Poloni.

Vendi mikpritës, Ukraina, do të luaj në Grupin D, së bashku me Anglinë, Francën dhe Suedinë, ndërsa mikpritësi tjetër, Polonia, gjendet në grupin A, së bashku me Rusinë, Greqinë dhe Çekinë.

Kampioni evropian, Spanja, në Grupin C, do të ndeshet me Italinë, Irlandën dhe Kroacinë.

Përfundimisht, në Grupin D, përfshihen tre ish kampionë evropianë: Holanda, Gjermania dhe Danimarka, ndërsa pjesëmarrësi i katërt është Portugalia.

Kampionati, që mbahet prej 9 qershor e deri më një korrik të vitit 2012, do të zhvillohet në qytetet e Polonisë (Varshavë, Vrocllav, Gdanjsk dhe Poznan), dhe në qytetet në Ukrainë (Kiev, Harkov, Lvov dhe Doneck).
XS
SM
MD
LG