Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Siria më e izoluar se kurrë më parë


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton tha se Siria tani është edhe më e izoluar, edhe pasi Këshilli për të drejtat e njeriut i Kombeve të Bashkuara dënoi ashpër dhunën ndaj protestuesve.

Klinton tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur p[përpjekjet e Këshillit për të treguar abuzimet që po i bën regjimi i Bashar al-Assadit dhe të ndihmojë që shkelësit e të drejtave të njeriut të japin llogari.

Forumi 47 anëtarësh për të drejtat e njeriut votoi në mënyrë të jashtëzakonshme për të adaptuar rezolutën, e cila dënon shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut. Rusia dhe Kina ishin në mesin e katër vendeve që votuan kundër.
XS
SM
MD
LG