Ndërlidhjet

Kryeministri irakian mund të ketë qenë cak i sulmit


Autoritetet irakiane thanë se një sulm vetëvrasës që ndodhi më herët këtë javë në qendër të Bagdadit, mund ta kishte për synim kryeministrin e vendit.

Zyrtari i operacioneve të sigurisë në Bagdad, gjeneral majori Qazim al-Mosavi tha se njësitë e inteligjencës kishin vënë në dukje një përpjekje për të sulmuar kryeministrin Nuri al-Maliki, apo edhe ndonjë politikan tjetër të lartë.

Sulmi me bombë i 28 nëntorit brenda të ashtuquajturës “zonë e gjelbër”, ndodhi një ditë para vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Xhoe Bajden në Irak.

Sulmi hapi dilema rreth çështjes së sigurisë, në një kohë kur trupat e mbetura amerikane po bëhen gati ta lëshojnë Irakun.
XS
SM
MD
LG