Ndërlidhjet

Aktivistët sirianë: 15 të vrarë nga luftimet


Një grup aktivistësh sirianë ka bërë të ditur se nga një përplasje në mes të trupave ushtarake dhe dezertorëve, në pjesën veri-perëndimore të vendit, kanë mbetur të paktën 15 njerëz të vrarë.

Raportohet se nga këto luftime në mëngjesin e sotëm, në qytetin Idlib, kanë mbetur të vrarë 7 policë e ushtarë, pesë dezertorë anti - qeveritar dhe tre civilë.

Deri vonë, shumica e gjakderdhjes në Siri ishte shkaktuar nga forcat e sigurisë që qëllonin mbi protestuesit, që ishin kryesisht të qetë.
XS
SM
MD
LG