Ndërlidhjet

Afganistani kërkon t’i vazhdohet financimi i sigurisë dhe zhvillimit


Ministri i financave i Afganistanit u bëri thirrje sot mbështetësve ndërkombëtarë që të mos zgjedhin në mes të financimit të sigurisë në vend dhe nevojave për zhvillimin, në takimin e së hënës në Gjermani.

Ministri Omar Zakhilvall, duke folur para konferencës së Bonit, tha se ndalimi i financimit të forcave të sigurisë do të rrezikonte rikthimin e talibanëve, përderisa reduktimi i fondeve për shëndetësinë dhe edukimin, do të rrezikonin në mënyrë indirekte mbështetjen në rritje për kryengritje.

Ministrat e jashtëm dhe zyrtarët e lartë të më shumë se 80 shteteve do të takohen të hënën në Bon të Gjermanisë, për të ri konfirmuar përkushtimin ndaj Afganistanit dhe për të diskutuar planet për financim për periudhën pas fundit të vitit 2014, kur forcat e huaja do ta lëshojnë atë vend.
XS
SM
MD
LG