Ndërlidhjet

logo-print

Vëllazëria Myslimane u bën thirrje rivalëve ta njohin rezultatin


Vëllazëria Myslimane e Egjiptit u ka bërë thirrje rivalëve të saj që ta pranojnë vullnetin e popullit, pasi rrethi i parë i votimeve i ka mundësuar partisë së tyre të marrin shumicën e ulëseve në parlamentin e vendit, të dalë nga zgjedhjet e lira në gjashtë dekada.

Vëllazëria, gjatë një prononcimi, tha se ata që nuk ishin të suksesshëm duhet të punojnë më shumë për të marrë mbështetjen e popullit herën tjetër.

Nga ana tjetër, rivalët e Vëllazërisë akuzuan partinë e tyre për shpërndarjen e ushqimit të lirë dhe të barnave, për të ndikuar në votimin e tyre. Ata gjithashtu akuzuan Vëllazërinë për shkelje të rregullave zgjedhore, për shkak të lobimit të tyre jashtë qendrave të votimit.

Rezultatet preliminare nga rrethi i parë i votimeve parlamentare në Egjipt tregojnë se rivalët liberalë të Vëllazërisë mund të vendosen në vendin e tretë, një pozitë më poshtë se partia ultra konservative e Islamistëve Salafi.
XS
SM
MD
LG