Ndërlidhjet

Në Turqi, Bajden inkurajon lirinë politike


Në Stamboll, zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden u tha një grupi sipërmarrësish se klima e lirë politike është esenciale për risitë ekonomike.

Ai tha se vendet që mundohen ta censurojnë përdorimin e internetit janë duke shkuar drejt fundit.

Bajden foli në një forum ndërkombëtar në Stamboll, që vjen si vazhdimësi e një takimi që u mbajt në Uashington vitin e kaluar, i cili kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vendet myslimane kudo nëpër botë.

Zëvendëskryeministri turk, Ali Babaxhan tha se Turqia është një shembull në rajon se si islami dhe demokracia mund të bashkëjetojnë në paqe.
XS
SM
MD
LG