Ndërlidhjet

logo-print

Uashingtoni shqetësohet për vendimin e gjykatës ruse


Shtëpia e Bardhë ka ngritur shqetësime lidhur me një vendim gjykate në Moskë kundër një agjencie të pavarur monitoruese të zgjedhjeve në Rusi. Uashingtoni vlerësoi se një vendim i tillë është një model i qartë ngacmimi.

Golos, një organizatë e financuar nga perëndimi për monitorimin e zgjedhjeve në Rusi, deri më tani ka ekspozuar afro 5,000 pohime për shkelje të partive gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare ruse, që planifikohet të mbahen nesër.

Organizata u shpall dje fajtore për shkelje të protokollit të zgjedhjeve, në një rast gjyqësor jashtëzakonisht të shpejtë.

Golos u gjobit me 1,000 dollarë, një dënim simbolik që aktivistët thonë se ka për qëllim frikësimin e punonjësve të saj, si dhe të vëzhguesve të tjerë të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG