Ndërlidhjet

Stefanoviq: Është arritur marrëveshja


Shefi i delegacionit të Serbisë në dialogun me Kosovë, Borko Stefanoviq, tha sot është arritur marrëveshja finale në dialog me Prishtinën, për siç shprehet ai, “vendkalimet administrative” në Kosovë, me respektimin e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Kushtetutës së Serbisë.

Sipas tij, kjo marrëveshje është arritur, pasi nga Bashkimi Evropian janë marrë garantime për lëvizjen e lirë të qytetarëve serbë nga Kosova në Serbi dhe nga Serbia, me targa automobilistike dhe me dokumente të Serbisë.

Por, ai prap e krijoi një paqartësi të vogël duke thënë se “kur organet përgjegjëse ta pranojnë këtë marrëveshje, ajo atëherë edhe do të zbatohet”.

Zoti Stefanoviq, sot në Bruksel, ka theksuar se marrëveshja është arritur pas “negociatave të vështira, por me propozimin e palës serbe, është penguar prejudikimi i statusit të Kosovës”.

Sipas tij, kalimet Jarinjë dhe Bërnjak, do të kenë status të veçantë dhe do të jenë nën përgjegjësinë e EULEKS-it.
XS
SM
MD
LG