Ndërlidhjet

Vorlik: E përshëndesim përparimin në dialog


Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Vorlik, tha sot se Shtetet e Bashkuara e përshëndesin përparimin në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe presin hapa të mëtejmë në këto bisedime.

“Shpresojumë se gjatë ditëve dhe javëve që vijnë do të bëhet përparim shtesë në marrëveshje dhe zbatimin e tyre dhe Serbia mund të vazhdoj me hapa drejt anëtarësimit në BE”, u tha Meri Vorlik, gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, në Beograd.

Mëtutje ajo theksoi se “e përshëndesim marrëveshjen për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe e inkurajojmë vazhdimin e përparimit në dialog për shumë çështje”.

Sipas saj, është në interesin e të dy popujve që të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Serbisë e Kosovës.

Duke u shprehur për zhvillimet në veri, ambasadorja Meri Vorlik, tha se “dëshirojmë të shohim më tepër paqe në veri të Kosovës, heqjen e barrikadave, që e bllokojnë qasjen e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që ata të mund e kryejnë punën e tyre”.
XS
SM
MD
LG