Ndërlidhjet

Siria e quan të pandershëm votimin e rezolutës


Siria e ka dënuar votimin e Kombeve të Bashkuara, për shkeljen e të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë së vendit, duke e quajtur atë si të padrejtë, duke shtuar se ky informacion është dhënë nga armiqtë e regjimit.

“Rezoluta e djeshme e Këshillit për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara ishte e padrejtë dhe e përgatitur paraprakisht nga partitë armike në Siri”, citohet të ketë thënë ministria e jashtme e Sirisë nëpërmjet një deklarate të lëshuar për agjencinë shtetërore të lajmeve, SANA.

Sipas kësaj ministrie, votimi i rezolutës kishte ardhur pas një raporti të një komisioni hetimor, që ishte i motivuar politikisht dhe ishte i bazuar në informacione të rreme, që qarkullonin nga partitë jashtë Sirisë, si dhe nga organet e pandershme të shtypit.
XS
SM
MD
LG