Ndërlidhjet

Fillon votimi në Rusi


Në Rusi ka filluar votimi për të zgjedhur parlamentin e ri. Rreth 110 milionë qytetarë kanë të drejt për të votuar për shtatë partitë që janë në garë për 450 ulëset në shtëpinë e ulët të parlamentit.

Sondazhet sugjerojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar do të fitojë shumicën e votave, por më pak se 315 ulëset që aktualisht i mbanë.

Komunistët, Liberal Demokratët dhe Vetëm Rusia gjithashtu mendohet të arrijnë rezultate të mira në këtë garë zgjedhore.

Partitë opozitare kanë thënë se zgjedhjet janë të padrejta, sepse autoritet vendore përkrahin Rusinë e Bashkuar me para dhe kohë transmetimi në televizion.

Ata gjithashtu pohojnë se Rusia e Bashkuar do të manipulojë me vota, për të rritur rezultatet në favor të tyre.
XS
SM
MD
LG