Ndërlidhjet

Autokolonat ushtarake amerikane lëshojnë Irakun nën mbrojtjen e fiseve


Kanë mbetur më pak se një muaj për trupat amerikane në Irak, e këta të fundit i kanë paguar luftëtarët e fiseve me para, për t’iu siguruar atyre një dalje sa më të sigurt nga Iraku, pas më shumë se tetë vjetësh luftë.

Shumica e makinerisë amerikane është duke u larguar nga Iraku, duke ia mësyrë jugut të Kuvajtit, që konsiderohet si një vend cak për militantët iranianë.

Më pak se 10,000 anëtarë të personelit ushtarak amerikan janë ende në Irak, përderisa pesë bazat ende mbeten për t’iu dorëzuar forcave irakiane.

Koloneli amerikan, Dagllas Krisman tha se marrëdhëniet janë përmirësuar me më shumë se 20 sheikë fisnorë përgjatë rrugës dhe se ata po paguhen për ta siguruar rrugën.

Kjo rrugë kalon nëpër shkretëtirë dhe toka bujqësore, por në shumë pak fshatra, gjë që e rritë rrezikun për sulme.
XS
SM
MD
LG