Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 4 dhjetorin në vite...


Flamuri i NATO-s
Flamuri i NATO-s
1995 - Trupat e para të NATO-s zbarkuan në Ballkan për të filluar një mision paqeje.

1534 - Sulltan Sulejmani i Turqisë, pushton Bagdadin.

1619 - Në Amerikë për herë të parë u festua Dita e Falënderimeve.

1833 - Artur Tapan nga Filadelfia, formoi shoqatën kundër skllavërisë në Amerikë.

1864 - Hebrenjve nga Rumania u ndalohet ushtrimi i ligjit.

1918 - Presidenti amerikan Vudrou Uillson, lundron për në Francë, për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Versajë.

1930 - Vatikani miraton metodën për mbrojtje dhe kontrollim të lindjes.

1970 - Papunësia në SHBA rritet në 5.8 për qind.

1990 - Iraku njoftoi se do të lirojë 3 mijë e 300 pengje sovjetike.

1991 - Terri Anderson, gazetari i mbajtur peng në Liban, u lirua pas shtatë vjetëve robëri. (g.k.)
XS
SM
MD
LG