Ndërlidhjet

Serbët e pjesës veriore të zhgënjyer me marrëveshjen


Serbët e pjesës veriore të Kosovës kanë reaguar në shenjë zhgënjimi dhe pesimizmi ndaj marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit.

“Jam shumë i zhgënjyer. Mendoj që përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohen të vendosen në veri të Kosovës”, ka thënë Kërstimir Pantiq, kryetar i komunës paralele të Mitrovicës.

“Mendoj se njerëzit që qëndrojnë te barrikadat nuk do ta lejojnë një gjë të tillë”, ka thënë Pantiq, duke shtuar se për të larguar barrikadat, duhet konsultuar me qytetarët dhe duhet pritur për rezultatet e një takimit të përbashkët të këshillave të bashkive e të gjykatave të qyteteve serbe të veriut të Kosovës, njofton agjencia e lajmeve AFP.

Nga ana tjetër, Dragisha Milloviq, kryetar i komunës paralele të Zveçanit tha se serbët e asaj pjesë duan të dinë më shumë hollësi rreth marrëveshjes.

“Një përfaqësues i yni nga qeveria e Beogradit duhet të vijë e të na shpjegojë se çfarë ka ndryshuar. Barrikadat ishin vendosur për të kundërshtuar praninë e zyrtarëve kosovarë të doganave dhe ne tani po dëgjojmë se ata do të jenë të pranishëm këtu”, ka thënë Milloviq për AFP-në.
XS
SM
MD
LG