Ndërlidhjet

Shpërthim në Bahrejn, nuk ka viktima


Një bombë, e vendosur në një makinë, ka shpërthyer mëngjesin e sotëm jashtë ambasadës britanike në kryeqytetin e Bahrejnit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi.

Shpërthimi kishte ardhur si rezultat i një pakete të vendosur në një makinë dhe bazuar në forcën e eksplodimit, mendohet të jetë përdorur ndonjë substancë e fortë eksplozivi.

Zyrtarë të ministrisë së brendshme të Bahrejnit, si dhe të ambasadës britanike atje, kanë bërë të ditur se nga ky shpërthim nga ka pasur ndonjë të vdekur apo të lënduar.

“Nuk ka pasur viktima apo dëme në ambasadë. Ne nuk mund të identifikojmë ende shkaktarin dhe përgjegjësin e këtij akti”, ka thënë zyrtari i ambasadës, duke shtuar se janë duke punuar ngushtë me ministrinë e punëve të brendshme, prej të cilëve kanë kërkuar përkohësisht ta shtojnë nivelin e sigurisë.
XS
SM
MD
LG