Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Hakerët bllokojnë shumë faqe të internetit


Dyshohet se hakerë rusë kanë mbyllur disa faqe ruse të internetit, të cilat siguronin informacione të pavarura lidhur me zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Rusi, duke bërë që media e kontrolluar nga shtetit të jetë një prej burimeve të pakta të informimit lidhur me këtë proces.

Faqja e internetit, Golos.ru, që është edhe grupi i fundit i pavarur rus i monitorimit të zgjedhjeve, ishte mbyllur në orët e hershme të mëngjesit. Ky grup pjesërisht financohet nga Komisioni Evropian.

Pikësynim ishin edhe faqet e radio stacionit, Eko Moskvi, pastaj të gazetës “The Moscoë Times”, revistës javore Bolshoi Gorod, si dhe agjencitë e lajmeve Sloun.ru dhe Publicpost.ru.
XS
SM
MD
LG