Ndërlidhjet

VOX

Të rinjtë përballë gjeneratave më të vjetra


Pamje nga sheshi Nëna Terezë në Prishtinë

Pamje nga sheshi Nëna Terezë në Prishtinë


Raportet mes të moshuarve dhe të rinjve, apo edhe raportet prindër - fëmijë, aktualisht në Kosovë kanë lëkundje, për sa i përket dhënies dhe marrjes së mendimeve.

Gjatë kësaj jave, në rubrikën e përjavshme “Vox” të programit tonë, kemi marrë mendimet e të rinjve dhe të disa të moshuarve për treguar se a ka apo jo konflikt gjeneratash

Ata thonë se aktualisht është kohë e vështirë për prindërit, e ashtu edhe për të rinjtë, por edhe më gjerë, pasi që, sipas tyre, ka përplasje të mendimeve e mospajtimeve të ndryshme.

Sala Mustafa, studente e Universitetit të Prishtinës, thotë se tash është kohë e ndryshimeve të mëdha.

Ajo madje thotë se periudha e pasluftës në Kosovë ka ndikuar që të ketë mospajtime mes gjeneratave.

Sa i përket konfliktit të gjeneratave, sigurisht që duhet të përmendet tranzicioni në Kosovë, dhe periudha e tranzicionit ka ndikuar shumë që Kosova të ketë konflikt gjeneratash".

"Ekziston konflikti i gjeneratave për arsye se të moshuarit janë rritur në një periudhë tjetër, në një periudhë konfliktuoze dhe të gjitha këto kanë ndikuar që të ketë një mentalitet më tradicional. Ndërsa gjeneratat e reja kanë një mendim më ndryshe dhe shpesh bien në konflikt, veç tjerash, edhe me prindërit e tyre
”, thotë ajo.

...gjeneratat e reja kanë një mendim më ndryshe dhe shpesh bien në konflikt, veç tjerash, edhe me prindërit e tyre.
Ngjashëm mendon edhe i riu Nehat Gashi, i cili studion në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Sipas tij, të rinjtë tash me diturinë e tyre, janë të gatshëm të vendosin për veten dhe të shkojnë përpara, gjë që nuk ka ndodhur më herët, mendon ai.

Unë mendoj se ka ndryshuar raporti me gjendjen e paraluftës dhe kësaj të pasluftës, pasi që para luftës ka qenë një raport tjetër familjar, ndërsa pas luftës ka ndryshuar".

"Tash të rinjtë kanë filluar të marrin pushtetin e tyre, të drejtat e tyre, si në familje dhe në përgjithësi në shoqëri. Pra konsideroj se ka konflikt të interesave në mes të rinjve e të moshuarve
”, deklaron Gashi.

Por, Musa Krasniqi, pensionist nga Prishtina, thotë se konfliktet në mes të gjeneratave për çështje të ndryshme gjithmonë kanë ekzistuar.

Kjo, sipas tij, ka ardhur pasi që nuk janë përputhur mendimet e te rinjve e të të moshuarve.

Tash këta të rinj dëshirojnë të shkojnë përpara, të fluturojnë para kohe, duan t’i hanë gjërat pa u pjekur, ne u themi ‘më ngadalë, le të piqen gjerat’. Nuk mendoj që të rinjtë dinë më mirë sot se të vjetrit, asnjëherë”, deklaron Krasniqi.

Edhe 70 vjeçari Skënder Ajeti nga Prishtina mendon ngjashëm.

Edhe unë kur kam qenë i ri kam pasur konflikte me gjeneratat e vjetra, se kam menduar më ndryshe. Kjo gjë shumë vështirë tejkalohet. Madje edhe pas vitit 99 është bërë edhe më vështirë, sepse po të kishte kush të na udhëheqë normal, por këta që po na udhëheqin, me këta është konflikti, se këta kanë qëlluar më të ri se ne, e po ua merr mendja që Kosova u krijua me ta”, thotë Ajeti.

Në Kosovë, përqindjen më të madhe të popullsisë e përbëjnë të rinjtë nga mosha 15 deri 24-vjeçare, dhe mbi 65 për qind nën moshën 30-vjeçare, kurse pjesa tjetër konsiderohet se i takon moshës së mesme dhe asaj më në moshë.

Pavarësisht kësaj, dallimet në moshë reflektojnë në qasjet dhe pikëpamjet e ndryshme në mes të rinjve dhe të moshuarve.

Një studente tjetër e Universitet të Prishtinës nga Presheva, Vlora Azizi, thotë:
...për shkak të frikës që mund t’i humbin vendet e tyre të punës, në një farë forme i ndalojnë dhe nuk i lënë të depërtojnë të rinjtë.

Unë personalisht njoh shumë studentë të cilët kanë kryer studimet jashtë vendit dhe janë kthyer në Kosovë për t’u punësuar apo për të dhenë kontributin e tyre.

"Ata kanë pasur problem të madh për shkak se dihet që në shumë institucione gjenerata më e vjetër, thënë kushtimisht, është në vendet kyçe, dhe për shkak të frikës që mund t’i humbin vendet e tyre të punës, në një farë forme i ndalojnë dhe nuk i lënë të depërtojnë të rinjtë
”, thotë Azizi.

Kurse Valdrin Beka thotë se të rinjtë e kanë një përparësi karshi të moshuarve.

Unë mendoj se të rinjtë janë me të zgjuar dhe dinë me shumë se ata e të moshuarit për disa gjëra”.
  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

XS
SM
MD
LG