Ndërlidhjet

Në Rusi arrestohet lideri i opozitës dhe dhjetëra aktivistë


Lideri i opozitës në Rusi, Sergei Udaltsov është arrestuar sot në Moskë nga policë me rroba civile, përderisa ishte duke dalë për të protestuar e për t’u bërë thirrje rusëve që të bojkotojnë zgjedhjet e sotme parlamentare.

Zëdhënësja e Udaltsovit, liderit të Partisë së Frontit të Majtë, tha se ai është arrestuar përpara se të arrinte në protestat poshtë mureve të Kremlinit.

Dhjetëra aktivistë të tjerë të kësaj partie janë arrestuar nga Policia në “Sheshin e Kuq”, pasi shpalosën parullat e tyre për dënuar zgjedhjet e sotme si jo legjitime, pasi që disa parti as që ishin regjistruar.

Zëdhënësja e Udaltsovit, gruaja e tij Anastasija, tha se burra në rroba civile e shtynë bashkëshortin e saj në një veturë pa targa dhe u nisën drejt një lokacioni të panjohur. Ndërkohë, policia ka konfirmuar arrestimin e tij.
XS
SM
MD
LG