Ndërlidhjet

Lëvizja FOL del me kritika e rekomandime për Strategjinë kundër korrupsionit


“Niveli i lartë i korrupsionit në vend është duke i dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës”, tha sot në një konferencë për media drejtori ekzekutiv i Lëvizjes FOL, Petrit Zogaj, duke shtuar se edhe Raporti i “Transparency International” konfirmon që institucionet nuk e kanë luftuar korrupsionin, duke qenë se Kosova renditet dy vende më poshtë se herën e kaluar.

Ndërkaq, hulumtuesi i politikave në këtë Lëvizje, Armend Mazreku, tha se “Strategjia kundër korrupsion 2009-2011” është hartuar brenda modelit keq qeverisës, i cili konsiston vetëm në pasjen e këtyre strategjive, por jo edhe në zbatimin e tyre.

Analiza e Lëvizjes FOL për “Dobësitë e Strategjisë Kundër Korrupsion 2009 -2011” tregon se mungesa e studimeve, hulumtimeve dhe raporteve paraprake janë disa prej dobësive kryesore të kësaj strategjie.

Ndërkaq, analiza e Lëvizjes FOL adreson edhe rekomandime.

“Të realizohen hulumtime paraprake për karakteristikat, natyrën dhe shkaqet e
korrupsionit në Kosovë, të bëhet një analizë e integruar e paketës ligjore anti-korrupsion, të identifikohen sektorët të cilët janë më të ndikuar nga korrupsioni , të përcaktohen objektivisht afatet kohore të realizimit të veprimeve konkrete që dalin nga Plani i Veprimit”, janë disa nga rekomandimet e Lëvizjes Fol për Strategjinë kundër Korrupsionit.
XS
SM
MD
LG