Ndërlidhjet

Islamistët në rrugë për të marrë 2/3 në parlamentin egjiptian



Kandidati udhëheqës për presidencën egjiptiane, Amir Musa tha sot se një pjesëmarrje e madhe e islamistëve në zgjedhjet e para që kur gjeneralët ushtarakë zëvendësuan Hosni Mubarakun, duhet të pranohet si demokraci në veprim.

Islamistët e Vëllazërisë Myslimane gjithashtu u kanë bërë thirrje rivalëve të tyre që ta pranojnë vullnetin e popullit, pas rrethit të parë të votimeve, që i siguroi kësaj partie shumicën e ulëseve në parlament.

Partia e islamistëve Salafi ka arritur gjithashtu rezultate të mira, duke i lënë liberalët në vend të tretë.

Analistët politikë thonë se Partia e Vëllazërisë Myslimane mund t’i shmanget bashkimit me rivalët e tyre islamistë ulta konservator.

Shifrat zyrtare, të shpallura sot, tregojnë se Vëllazëria Myslimane ka marrë 36.6 % të votave, Partia e Islamistëve Salafi 24.4 %, ndërsa blloku liberal egjiptian ka arritur të mbledhë 13.4 % të votave.
XS
SM
MD
LG