Ndërlidhjet

Ministri Hoxhaj udhëton për në Japoni


Me ftesë zyrtare të Ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë, Koishiro Gemba, ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar për në Japoni.

Zyra për Informim e ministrit ka njoftuar se gjatë kësaj vizite Hoxhaj do të ketë takime të shumta me përfaqësues shtetëror të Japonisë, të shoqërisë civile dhe mediave.

Në takimin me ministrin e Jashtëm të Japonisë do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit mes dyja shteteve, sidomos në fushën e ekonomisë, investimeve në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
XS
SM
MD
LG