Ndërlidhjet

Kejn heq dorë nga gara presidenciale


Herman Kejn ka bërë të ditur se e ka lënë garën për të përfaqësuar Partinë Republikane në zgjedhjet presidenciale të vitit të 2012 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kejn tha se po e lente këtë garë për shkak të dhimbjes së vazhdueshme që i është shkaktuar atij dhe gruas të tij , nga akuzat e pabazuara për ngacmim seksual dhe tradhti bashkëshortore.

Kejn kishte fituar vëmendjen e amerikanëve me planin e tij 9-9-9, për të reduktuar kodin e taksave të SHBA-së deri në 9 % në të ardhura, shitje dhe taksa të korporatave.

Dy muaj më parë, pasi kaloi në pozitat e para garuese, sondazhet treguan se muajin që e lamë pas mbështetja për Kejnin kishte rënë dukshëm.
XS
SM
MD
LG