Ndërlidhjet

Karzai akuzon Pakistanin për zvarritje të bisedimeve me talibanët


Presidenti afgan, Hamid Karzai e ka akuzuar Pakistanin qe po i zvarritë negociatat me talibanët. Në komentet që pritet të publikohen nesër në revistën gjermane “Der Spiegel”, Karzai citohet të ketë thënë se deri më tani, Pakistani fatkeqësisht ka refuzuar të mbështesë përpjekjet për negociata me talibanët.

Pakistani, që shihet se mund të luajë rol qenësor për çdo perspektivë të stabilitetit në Afganistan, është tërhequr nga pjesëmarrja në konferencën e Bonit në Gjermani, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 24 ushtarëve pakistanezë nga një sulm ajror i NATO-s, javën e kaluar.

Më herët gjatë javës, ministri i financave të Afganistanit u ka bërë thirrje mbështetësve ndërkombëtar që të mos zgjedhin ndërmjet financimit të sigurisë së vendit dhe nevojave të zhvillimit, në takimin e së hënës në Bon.
XS
SM
MD
LG